5 sekrete për lëkurë perfekte si të yjeve të Hollivudit
Ka disa sekrete për të pasur një lëkurë thuajse perfekte, sipas estetistes së famshme Joanna Czech, e cila kujdeset për shumë yje të Hollivudit.
Përgatitja disa javë para eventit
Yjet e Hollivudit fillojnë përgatitjen rreth 6 javë përpara eventit. Fokus është fillimisht te trupi, pasi pijnë rreth 3 litra ujë në ditë, bëjnë banja me kripë çdo natë dhe përdorin masazhe me teknikë braziliane për tonifikim.
Fillon rreth 4 javë para eventit dhe përfshin masazhe intensive, rreth 45 minuta, që ndihmojnë në ngritjen e fytyrës dhe përmirësimin e formës së saj. Kur muskujt “ngrohen”, reagojnë më mirë dhe japin efekt lifting natyral.
-Krioterapi (ftohje e lëkurës) për efekt freskie dhe shtrëngimi.
-Peeling çdo javë, që e bën lëkurën më të lëmuar dhe rrit hidratimin.
-Rutina në shtëpi, rreth 2 herë në javë.
Një nga truket më interesante
Pastroni fytyrën me vaj pastrues, pa e hequr komplet dhe vendos sipër maskë argjile. Pas 15 minutash, bëj masazh me të dyja bashkë dhe pastaj i heq. Kjo funksionon si pastrim i thellë “micro-peeling”, ku lëkura bëhet shumë e lëmuar dhe e ndritshme.
Trajtimi final bëhet 2–3 ditë para, ndërsa ditën e eventit, vetëm një masazh i shkurtër rreth 10 minuta, ku përdoret serum qetësues, serum me vitaminë C, pak hidratues për fytyrën.
Rezultati: lëkurë super e ndritshme dhe gati për makeup.

