"Fotografimi i kafshëve të egra, ndër më të vështirat"/ Mavriqi: Duhet të ndjekësh terrene nga më të ndryshme
Fotografi i jetës së egër Arian Mavriqi ishte në një lidhje direkte për Ora News, ku foli për pasionin dhe sfidat e fotografimit të kafshëve në natyrë.
Ai tregoi se ky zhanër kërkon përkushtim të madh dhe punë në terrene të vështira, por kënaqësia që jep është e veçantë. Për të, kjo nuk është më vetëm pasion, por një profesion i përditshëm.
“Fotografia e kafshëve të egra është ndër më të vështirat, sepse duhet t’i ndjekësh në terrene të ndryshme malore. Por është kënaqësi dhe harrohet çdo lodhje kur arrin ta kapësh momentin.”- tha Mavriqi.
Mavriqi u ndal edhe te sezoni i zogjve shtegtarë, që sipas tij sjell një spektakël të rrallë në qiellin e Evropës. Ai dhe fotografë të tjerë i ndjekin, i fotografojnë dhe përpiqen t’i dokumentojnë.
“Ne jemi gjithmonë në kërkim të specieve të reja. Kur fotografojmë një zog apo gjitar që nuk është dokumentuar më parë në Shqipëri apo Kosovë, për ne kjo është një arritje e madhe.”-shtoi ai.
Sipas tij, vlera e një fotografie nuk qëndron vetëm te pamja, por te fakti nëse ajo sjell diçka të re për njohjen e natyrës dhe biodiversitetit në vend.
Ndiqni intervistën e plotë:

