Amerikani i ‘NATO-s’ vlerëson Kosovën/ Rogers: Vendi në përparim drejt NATO-s, por mbeten disa pengesa

Kosova është duke përparuar drejt NATOs dhe pse ka disa pengesa për të kaluar. Kështu është shprehur ish koloneli amerikan Philipe Rogers, një njohës i mirë i Kosovës i cili ka vlerësuar prezencën e vendit si një partner aleat.

Ish-koloneli amerikan Philippe Rogers ka vlerësuar progresin e Kosovës në raport me aleancën, duke theksuar se vendi po shihet si një partner shumë i rëndësishëm, edhe pse ende nuk është anëtar.

Rigers i cili ka punuar për 10 vjet në selinë e NATO-s, në një intervistë për Ekonomia Online tha se ka lidhje të hershme me Kosovën, pasi ka marrë pjesë në misione luftarake gjatë luftës së vitit 1999 dhe e ka vizituar vendin disa herë. Ai theksoi se Kosova ka bërë përparim të dukshëm në zhvillimin e saj dhe në bashkëpunimin me NATO-n.

Ai përmendi pengesa që Kosova duhet t’i kalojë për tu bërë vende anëtare në NATO, të cilat janë kryesisht diplomatike.

“Kosova është një partner fantastik. Sigurisht që ende nuk është aleate, por është një partner shumë i mirë. Kosova kontribuon në shumë misione dhe është shumë e gatshme të kontribuojë edhe në misione të tjera. Sigurisht, janë katër vende brenda NATO-s që nuk e njohin Kosovën. Dhe kjo është kryesisht një çështje e marrëdhënieve diplomatike mes këtyre vendeve”.

Sipas kolonelit Rogers, Kosova duhet të ketë një plan veprimi për anëtarësimin për t’u bërë pjesë e aleancës ushtarake ndërkombëtare, por edhe pse nuk e ka prapë ka një prani pozitive me vendet që e njohin.

Nuk ka një hartë të qartë për momentin. Sepse ajo që ne e quajmë “hartë” është në fakt Plani i Veprimit për Anëtarësim. Kosova nuk e ka një Plan Veprimi por ajo që ka është një prani shumë pozitive brenda aleancës me vendet që e njohin. Kam parë delegacione nga Kosova që kanë ardhur në NATO dhe janë pritur në mënyrë shumë pozitive. Por sfida është se duhet të kesh një shtet që e sponsorizon Kosovën për të hyrë në këto takime.

Ndërsa nga ana teknike, Rogers potencoi se varet nga Plani i Veprimit nëse një ditë do t’i ofrohet Kosovës. Ndërsa për Forcën e Sigurisë së Kosovës tha se shihet më pozitivisht se disa vende tjera që janë kandidatë për anëtarësim në NATO.

“Nga ana teknike, kjo do të varet shumë nga Plani i Veprimit për Anëtarësim, nëse një ditë i ofrohet Kosovës. Atëherë ka disa gjëra që Kosova duhet t’i bëjë. Pastaj gjërat mund të fillojnë të ecin përpara.Do t’ju them diçka: jam shumë i impresionuar. Forca e Sigurisë së Kosovës në disa raste është shumë vite përpara disa vendeve të tjera që tashmë janë anëtare të NATO-s.