Valë s*lmesh ajrore izraelite/ Goditet Beiruti, shënjestrohet infrastruktura e Hezbollahut

Izraeli ka nisur një valë të re sulmesh ajrore drejt kryeqytetit të Libanit, Bejrut.

Në një mesazh në Telegram në anglisht, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) bëjnë të ditur se objektivi i sulmeve është “infrastruktura e Hezbollahut”.

Sipas njoftimit, goditjet po kryhen në periferinë jugore Dahieh të qytetit, një zonë e njohur si bastion i Hezbollahut.