Trump: Britania më në fund po mendon dërgimin e dy transportuesve të avionëve në Lindjen e Mesme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Mars 2026, 22:27
Presidenti amerikan Donald Trump ka postuar një mesazh për kryeministrin britanik Keir Starmer në llogarinë e tij në Truth Social.
Ai u shpreh se Mbretëria e Bashkuar “më në fund po e mendon seriozisht” dërgimin e dy transportuesve të avionëve në Lindjen e Mesme, por duket se Trump e ka refuzuar ofertën.
“Nuk kemi më nevojë për to”, shkroi ai.
“Nuk kemi nevojë për njerëz që bashkohen në luftëra që i kemi fituar tashmë”, përfundoi Trump mesazhin e tij.
