BALE RRËFEN PRAPASKENAT E REALIT! Uellsjani: Lider i vërtet në ekip ishte Ramos dhe jo Ronaldo
Garet Bejl nuk është i surprizuar nga shkarkimi i trajnerit Alonso nga Real Madrid. Uellsjani deklaroi se për të drejtuar los Blankos duhet të jesh një menaxher i madh dhe jo strateg i jashtëzakonshëm. Bej zbuloi se lider i vërtetë në ekip ishte Ramos dhe jo Ronaldo, ndërsa pranoi se ka luajtur me një dëmtim të fshehur për disa vite
Garet Bejl është rikthyer të flasë për aventurën e tij te Real Madrid, skuadër në të cilën shkëlqeu dhe fitoi disa trofe. Tashmë i pensionuar, uellsjani po shijon jetën duke luajtur golf, që është pasioni i tij më i madh pas futbollit.
Ish-futbollisti i Real Madrid komentoi edhe situatën te “Los blankos”, ndërsa deklaroi se nuk u nuk i surprizuar prej shkarkimit të Xabi Alonso nga Real Madridi.
“Nuk më habiti largimi i Xabi nga Reali, klub ku duhet të jesh me veti menaxhuese të mëdha, jo strateg i jashtëzakonshëm”.
Gjatë periudhës së tij në Bernabeu, u krijua BBC E famshme me Benzema, Bejl dhe Cristiano. Uellsjani pranpo se të tre futbollistët kishin një kombinim fantastik.
“U kuptuam shkëlqyeshëm, ishte natyrale, nuk bëmë shumë punë taktike. “A isha unë më i shpejti në Madrid? Cristiano do të thoshte e kundërta, por them se isha vetë më i shpejti”.
Bejl zbuloi se lider i vërtetë në ekip ishte Ramos dhe jo Ronaldo. Ndërkaq, ish sulmuesi deklaroi se Karlo Ancelotti, ishte trajneri më i mirë me të cilin ka punuar, ndërsa tha se Zidane i trajtonte si shokë.
Bejl pranoi se kishte ofertë për nga Manchester United, por zemra e tij ishte te Real Madridi, ku fitoi 5 Champions League dhe 3 La Liga.
Gareth zbuloi se ai luajti pothuajse gjatë gjithë karrierës së tij profesionale me një dëmtim të fshehtë në shpinë.
“Pësova një dëmtim në shpinë kur isha 18 vjeç te Tottenham. Kam luajtur gjithë karrierën time i dëmtuar. Pata shumë lëndime në pulpë që ishin për shkak të shpinës. Nuk dola kurrë ta thoja këtë kur luaja sepse disa njerëz thoshin: 'Ai po justifikohet”

