CHAMPIONS, KALOJNË REALI DHE PSG/ Los Blankos eliminuan Benfikën, PSG barazuan me Monakon, por kualifikohen
Në fazën tjetër kanë kaluar edhe Real Madrid dhe PSG. Los blankos mposhtën Benfikën edhe në ndeshjen e kthimit me rezultatin 2 me 1. Barazimi 2 me 2 i ka mjaftuar PSG-së për eliminuar Monakon, pasi kishin fituar ndeshjen e parë në transfertë
Nuk ka mrekulli në Bernabeu. Real Madrid ka mposhtur edhe në ndeshjen e kthimit Benfikën e Murinjos.
Los blankos triumfuan 2 me 1 ndaj portugezëve duke siguruar një vend mes 16 ekipeve më të mira të champions ligë. Skuadra e Murinjos krijoi iluzionin e një mrekullie, teksa kaluan të parët në avantazh që në minutën e 14.
Epërsia e portugezëve zgjati vetëm 2 minuta. Tçuameni riktheu baraspeshën duke shënuar një gol mjaft të bukur në hyrje të zonës.
Portugezët u munduan sërish të gjenin golin e avantazhit që mund ta dërgonte sfidën në shtesë, por Kurtua ishte i pakalueshëm. Sfida u vulos nga Vinicius, i cili shënoi 10 minuta nga fundi.
Reali kështu kalon në fazën e 1/16-ave, aty ku do të ndeshet me Manchester Cityn ose Sporting Lisbon.
Një vend mes 16 skuadrave më të mira ka siguar edhe PSG. Kampionët e europës në fuqi barazuan 2 me 2 me Monakon, por triumfi në ndeshjen e parë i jep të drejtën të vazhdojnë rrugëtimin për të mbrojtur trofeun.
Monako e mbylli në avantazh pjesën e parë, por nuk ia doli të bëjë të njëjtën gjë edhe në të dytën.
Markinjos dhe Kvaratshela shënuan nga një gol në harkun kohor të 6 minuave duke përmbysur përkohësisht rezultatin.
Në kohën shtesë, Monako arritit të barazojë sfidën, por nuk kishte kohë mjaftueshëm për të tentuar përmbysjen. Kështu më tej vazhdon PSG, që do të ndeshet me Barcelonën ose Chelsin
Shorti i champions ligë do të hidhet këtë të premte.
