KUALIFIKOHET ATLETICO E LEVERKUSEN / Newcastle eliminoi Qarabag me rezultatin e përgjithshëm 9 me 3

Një vend në raundin e 1/16-tave kanë siguruar edhe Atletiko Madrid, Bayer Leverkusen dhe Njukasëll. Madrilenët mposhtën 4 me 1 Klub Bryzh, ndërsa gjermanët kualifikon falë fitores në Greqi ndaj Olimpjakos, pasi sfida e kthimit u mbyll pa gola.

Nuk ka surpriza në ndeshjet e tjera të champions ligë. Pas barazimit në ndeshjen e parë ndaj Klub Bryzh, Atletiko Madrid nuk e diskutoi kualifikimin në Metropolitano. Skuadra e Simeones trimfoi me rezultatin 4 me 1 ndaj belgëve.

Spanjollët dominuan totalisht lojën, teksa goli i parë erdhi pas 23 minutash lojë. Sorloth shfrytëzoi një top të gjatë dhe realizoi saktë duke përfituar dhe nga një gabim i portierit.

Belgët nuk u dorëzuan dhe barazuan përkohësisht sfidën në minutën e 36.

1 minutë më pas, belgët kishin një tjetër mundësi për të kaluar në avanazh, por Jan Oblak bëri një pritje të shkëlqyer.

Për ti dhënë avantazhin atletikos, mendoi Kardozo që shënoi një supergol nga distanca.

Në minutën e 76, skuadra madrilene shënoi edhe golin e tretë me Sorloth pas një aksioni të bukur të spanjollëve.

5 minuta nga fundi, sulmuesi norvegjez kompletoi tregolëshin e tij duke vulosur rezultatin në 4 me 1.

Në raundin e 1/16-tave, attletiko  ku do të përballet me Tottenhamin ose Liverpoolin .

Një vend mes 16 ekipeve më të mira, ka siguruar edhe Bayer Leverkusen. Gjermanët barazuan pa gola në shtëpi, po triumfi 2 me  0 ndaj Olimpjakos në Greqi i jep të drejtën të vazhdojnë rrugëtimin në champions ligë.

Leverkuseni administroi me qetësi avantazhin e ndeshjes së parë, ndërsa regjistroi ndeshjen e pestë pa pësuar gol në këtë edicion. Në fazën e 1/16-ave, gjermanët do të përballen me rivalët vendas të Bayern Munich ose me kryesuesit e Premier League, Arsenal.

Njukasëll vulosi kualifikimin me një tjetër fitore në shtëpi. Pasi triumfoi 6 me 1 në ndeshjen e parë ndaj Karabak, skuadra angleze fitoi sërish në shtëpi me rezultatin 3 me 2.

Ndeshja nisi mirë për vendasit, të cilët shënuan dy gola brenda 6 minutave të para.

Goli i miqve në pjesën e dytë vlen vetëm për statistikë.

Në fazën tjetër, Njukasëll mund të përballet me një tjetër skuadër angleze si Chelsea, ose me kampionët e spanjës, Barcelonën.