Tensionet Irani-SHBA/ Paralajmëron Teherani: Çdo s*lm në territorin tonë, do të konsiderohet “akt agresioni”

Tensionet mes Iranit dhe SHBA janë në rritje. Së fundmi, Irani ka paralajmëruar se do ta konsideronte çdo sulm në territorin e tij, përfshirë sulmet e kufizuara një “akt agresioni”.

Kjo vjen në një kohë kur Uashingtoni po rrit presionin ushtarak mbi Teheranin.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi më herët se po shqyrtonte një sulm të kufizuar ushtarak ndaj Iranit nëse Teherani nuk arrinte shpejt një marrëveshje me SHBA-në.

Duke iu përgjigjur kësaj deklarate sot, Esmail Baghai, në një konferencë për shtyp në Teheran, theksoi: “Sa i përket pyetjes së parë në lidhje me një sulm të kufizuar, nuk ka sulm të kufizuar. Por edhe një akt agresioni do të konsiderohet një akt agresioni. Pikë.”