KUBA KËRKON FORCIMIN E ALEANCËS/ Rusia pret ministrin e Jashtëm Kuban

Në Moskë përforcohen aleancat me Havanën ndërsa përkeqësohet kriza energjitike e Kubës, zyrtarët Rusë dënojnë politikën amerikane si të papranueshme  dhe kërcënuese për sovranitetin Kuban.

Zyrtarë të lartë Rus pritën në Moskë ministrin e jashtëm Kuban, Bruno Rodriguez Parilla, ku u riafirmua mbështetja e Moskës ndaj Kubës, ndersa ishulli po përballet me ndërprerje të energjisë dhe mungesë serioze të karburantit për shkak të embargos së naftës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë takimeve me homologun e tij, Sergey Lavrov, zyrtari Rus bëri thirrje që SHBA,ja të ndalojë planet për bllokadë detare të Kubës, duke theksuar se kjo ide duhet të zëvendësohet me dialog dhe qasje të përgjegjëshme.

Lavrov përmendi se shumica e kmunitetit ndërkombëtar kundërshton masat e tilla dhe kërkoi që Uashingtoni të tregojë përgjegjësi për cështjet e energjisë dhe sovranitetit Kuban.

Presidenti Vladimir Putin po ashtu dënoi kufizimet e reja ndaj Kubës si të papranueshme, duke rikujtuar mbështetjen historike të Moskës për pavarësinë dhe të drejtën e Havanës për të ndjekur zhvillimin e vetë.

Vizita vjen ndërsa Kuba përballet me një krizë energjitike pas kërcënimeve të SHBA,s për tarifa ndaj vendeve që furnizojnë naftë, dhe pasi furnizimet e Venezuelës dhe Meksikës undërpren javët e fundit.

Rusia ka diskutuar edhe mundësinë e dërgimit të ndihmës humanitareme karburant për Havanën, ndërkohë që situate socio,ekonomike vazzhdon të jetë e rëndë për banorët e ishullit.