Dy shqiptarë në pranga në Spanjë, kapen mbi 80 kg k*kainë në portin e Vigos në Spanjë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shkurt 2026, 22:53
Dy shqiptarë janë arrestuar në afërsi të portit të Vigos në Spanjë, si pjesë e një organizate kriminale që trafikonte drogë.
Në një operacion të përbashkët nga Garda Civile dhe Shërbimi i Mbikëqyrjes Doganore të Agjencisë Tatimore, autoritetet kapën një ngarkesë prej më shumë se 80 kilogramësh kokainë të fshehur në një kontejner nga Ekuadori, shkruajnë mediat spanjolle.
Ngarkesa u përzgjodh për kontroll nga Njësia e Analizës së Rrezikut në Doganën e Vigos dhe iu nënshtrua skanimit me rreze X, ku u konstatuan anomali në strukturën e sistemit të ftohjes së kontejnerit.
