Harrojeni unazën e floririt për Shën Valentin, Kadillari: Ja investimi më i zgjuar që mund të bëjë një çift

Në prag të Shën Valentinit, shumë çifte përballen me një realitet të hidhur ekonomik: çmimi i arit ka kapur nivele rekord, duke e kthyer simbolin tradicional të dashurisë dhe angazhimit, unazën e florinjtë, në një luks të kushtueshëm.

Presioni për të përmbushur traditën ndërthuret me vështirësitë financiare, duke e vendosur dashurinë përballë një prove të vështirë llogarish.

Sipas ekspertit të kriptomonedhave, FatJon Kadillari, problemi nuk qëndron tek çmimi i lartë i arit, por tek mungesa e edukimit financiar.

Në një intervistë në studion e lajmeve në "Ora News" ai argumenton se çiftet duhet ta zhvendosin fokusin nga pyetja "sa e shtrenjtë është?" te pyetja "si mund ta përballojmë dhe të përfitojmë nga kjo situatë?".

“Investimi më i madh për një çift, përveç dashurisë, është investimi në njohjen e ekonomisë dhe investimeve bazike”, thekson Kadillari.

Ai sugjeron se në vend që të alarmohen nga çmimet, çiftet duhet të investojnë kohë për të kuptuar se si funksionojnë tregjet. Kjo, sipas tij, është një dhuratë shumë më e vlefshme për të ardhmen sesa një unazë.

Eksperti shpjegon se tregjet e aseteve, si ari, aksionet apo kriptomonedhat, funksionojnë me cikle valëzimi – pra, me periudha rritjeje dhe rënieje.

Sipas tij, njerëzit e painformuar alarmohen dhe shesin kur çmimet bien, ndërsa investitorët e zgjuar e shohin këtë si një mundësi për të blerë me çmim më të ulët.

Ai përmendi si shembull një rënie të kohëve të fundit në çmimin e arit dhe të Bitcoin, duke theksuar se këto momente paniku për shumicën, janë mundësi për ata që janë të edukuar financiarisht.

PJESË NGA BISEDA

Dua ta nis me pyetjen, si shpjegohet rritja e fundit e çmimit të arit në nivele rekorde?

Fatjon Kadillari: Në fakt edhe ju hyrjen e bëtë shumë bukur dhe ju përgëzoj, për të vetmen arsye sepse pjesa më e madhe e qytetarëve ose individëve përballen me njohjen e rritjeve madhore të çmimeve vetëm në momentin kur ato rriten në nivele shumë të larta. Siç ishte rasti i floririt që kemi një rritje të jashtëzakonshme brenda një kohe shumë të shkurtër. Dhe në këtë moment, investimi më i madh, përveç se investimi në dashuri, është i rëndësishëm edhe investimi në njohjen e ekonomisë apo njohjen e investimeve bazike, për arsye sepse në fund të fundit, edhe një çift normal ka nevojë të apdetohet me të dhënat e fundit, ka nevojë të apdetohet mbi ekonominë, ka nevojë të apdetohet edhe mbi stilin e jetesës dhe kur përballet me këto rritje të jashtëzakonshme, atëherë fillon dhe bën kalkulimet e veta, llogaritje, sa kushton unaza e kështu me radhë. Ndërkohë që, fokusi duhet të jetë diku tjetër, të investojë te edukimi dhe informacioni se si funksionojnë rritjet e çmimeve, të floririt, të bursave nga ana tjetër, të kriptomonedhave e kështu me radhë dhe besoj që ky është investimi më i mirë për një çift. Pra, mentaliteti dhe informacioni mbi aspektet ekonomike.

Pra ti thua mos të mendojnë për blerjen e dy unazave por për por të mendojnë ëh për më gjatë?

Fatjon Kadillari: Ekzaktësisht do të thoja që fokusi të mos jetë sa i shtrenjtë që është, por të jetë si mundet që ta arrij unë këtë çmim. Si mundet që unë të ec me ritmin dhe realitetin e kohës. Në momentin që ato që nga krijimi i tyre kanë vetëm rritje, pra në aspektin horizontal, shohim që e natyrshme do të jetë rritja e floririt në formë graduale.

Po ashtu edhe shumë investimeve të tjera, apo shumë aksioneve të tjera në shumë kompani. Ëhë. Për arsye sepse, me një kulturë bazike ne kuptojmë që çdo aset, asetet më të rëndësishme, kanë rritje të vlerës në një kohë relativisht të gjatë. Prandaj, nëse ne e kemi këtë fokus, ëh bëhemi më smart, bëhemi më të zgjuar dhe përveç se ëh zbukurojmë jetën tonë me unaza floriri, por zbukurojmë jetën tonë edhe me investime modeste, brenda mundësive tona, brenda mundësive të një çifti, në investime bazike në flori, apo në bursë, apo në kriptomonedha e kështu me radhë. Normalisht nëpërmjet një edukimi që të mos rrezikojnë investimet e tyre.

Shkoi si puna e apartamenteve dhe çmimi i floririt...

Fatjon Kadillari: Patjetër, dhe për dikë që është i njohur, i kupton ciklet e apartamenteve dhe shumica e atyre që janë të informuar, të edukuar, blejnë gjithmonë kur ka rënie të mëdha, pra blejnë në kohë krizash.

Tashmë ne përballemi me çmimin e Bitcoin-it. Bitcoin nga 125,000$ që kemi folur në emisionin e kaluar, ka shkuar 61,000$ çmimi më i ulët. Pra ka rënë. Tani është diku te 68,000$, ka rënë. Që do të thotë në momentin që bie, krijohet panik dhe nuk flet askush.

Dhe në këtë moment vetëm profesionistët blejnë. Ndërkohë që pjesa tjetër janë të frikësuar për arsye sepse do të falimentojë, ka rënë, nuk ja vlen e kështu me radhë. Pra, me mentalitetin e një amatori, ne themi që nuk ja vlen të blesh Bitcoin sepse ka rënë.

Ishte 125,000$ dhe shkoi diku te 61,000$. Po ashtu edhe çmimi i floririt në bursa. Ishte diku te 5600$. Tani është diku te 4400$. Ishte 5600$ para dy-tre javësh, që ne kemi vënë një emision diku tjetër. Pra ishte shumë i lartë brenda një kohe shumë të shkurtër. Dhe këtu kemi një element tjetër.

Pra paska një rënie?

Fatjon Kadillari: Patjetër që ka rënie, sepse e tillë është natyra e aseteve. Që do të thotë, nuk mund të ketë vetëm rritje, sepse nuk ka interes, do falimentonte vetë tregu dhe nuk mund të ketë vetëm rënie sepse do kishte largim të të gjithë investitorëve, për arsye sepse ka vetëm rënie.

Atëherë ne, për ta mbledhur këtë fjali, duhet të kemi një kulturë që të gjitha asetet funksionojnë në formë valëzimi, rritje, rënie, rritje, rënie dhe aftësia jonë, informimi jonë, edukimi jonë është sa të aftë jemi ne të shfrytëzojmë pikat më të ulëta dhe pikat më të larta për shitje.

Shiko, unë mendoj se për aq kohë sa ne kemi shumë kohë për t'u marrë edhe me politikë, edhe me Big Brother, edhe me çdo lloj... çdo lloj emisioni që del... mendoj se na del koha, qoftë edhe 10 minuta në kafet tona për të diskutuar edhe mbi investimet, edhe mbi floririn, edhe mbi investimet, asetet apo kriptomonedhat e kështu me radhë. Prandaj e shoh në këtë lloj fokusi ose këndvështrimi.

Përveç çmimit në bursa, sot realisht në tregjet shqiptare, sa është grami i floririt?

Fatjon Kadillari: Është shumë më lart sesa ka qenë para një viti apo para dy vitesh, që do të thotë çmimet janë të jashtëzakonshme, patjetër. Por, çfarë ndodh? Ndodh edhe diçka tjetër, se kohët e fundit, para dy muajve kemi patur një përzierje dhe për ne ka qenë e pritur, një bashkim të floririt dhe argjendit te aplikacionet e kriptomonedhave.