"Qeveria e formuar ka një shumicë të qartë"/ Demaku: Kabineti i ri qeveritar duhet të minimizojë keqmenaxhimet

Në një lidhje direkte për OraNews, në hapësirën “Për shqiptarët”, opinionisti politik Armend Demaku komentoi formimin e qeverisë së re të Kosovës.

Sipas Demakut, qeveria e formuar ka një shumicë të qartë, mbi 51%, duke përfshirë edhe votat e pakicave.

Ai vuri në dukje se pritshmëria e qytetarëve është që kabineti i ri të punojë në interes të tyre dhe të taksapaguesve të rregullt, duke menaxhuar mirë burimet dhe duke minimizuar keqmenaxhimet qeveritare.

Demaku gjithashtu nënvizoi se qytetari i zakonshëm është ai që ndjen drejtpërdrejt të mirat dhe pasojat e vendimeve të qeverisë, pavarësisht se kush drejton atë, duke përfshirë kryeministrin Albin Kurti.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË: