Hidhet shorti i Nations League/ Shqipëria mëson rivalët, goglat nuk na sjellin fat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2026, 18:41
Kombëtarja shqiptare ka mësuar kundërshtarët e saj në edicionin e ri të UEFA Nations League. Shorti zyrtar po zhvillohet në Bruksel.
Shqipëria është pozicionuar në Grupin 1 të Ligës C, së bashku me Islandën, Bjellorusin dhe San Marinon. Rivalë aspak të lehtë në këtë rrugëtim të ri.
Rrugëtimi i Shqipërisë në UEFA Nations League pritet të nisë në shtator 2026. Ndeshja e parë e fazës së grupeve do të luhet në periudhën 24-26 shtator, ndërsa takimi i dytë është i programuar në datat 27-29 shtator.

Ndeshja e tretë e grupit do të zhvillohet nga 30 shtatori deri më 3 tetor, ndërsa e katërta në periudhën 4-6 tetor.

Takimi i pestë i grupit do të luhet nga 12-14 nëntor, ndërsa përballja e fundit është planifikuar në datat 15-17 nëntor.
