VIDEO/ Banorët marrin vesh të vërtetën, Luizi largohet nga shtëpia: Më falni nëse ju ... Ja kush e fiton Big-un

Banorët zbuluan rrengun e Vëllait të Madh me Kutinë e Pandorës së Artanit.

Pas kësaj, Luizi la përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP 5, pas tre ditësh qëndrimi si “mysafir”.

Ai gjithashtu dha dhe një mesazh për të gjithë banorët përpara se të dilte nga shtëpia:

“I kërkoj falje atyre që mund t’i kem mërzitur vërtet. Doja të bëja vetëm humor. Kam kaluar shumë mirë dhe uroj të më fitoj më i miri.

I uroj të gjithëve më të mirën. Fjalët e sinqerta janë: shijojeni.

E keni marrë shumë seriozisht. Seriozisht merrni Vëllain e Madh, zarfet dhe lojërat. Ju dua shumë të gjithëve”, i tha Luizi banorëve përpara se të dilte.

Pasi la shtëpinë, ai shkoi në studio, aty ku u shpreh: “Vetëm se kisha filmin, se nuk do dilja nga shtëpia”.

Luizi gjithashtu iu përgjigj edhe pyetjes së opinionistit Arbër Hajdari se kush e fiton Big Brother-in, duke iu përgjigjur: “Artan Kola”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)