Epstein ndihmoi Woody Allen të vizitonte Shtëpinë e Bardhë
Në vitin 2015, regjizori Woody Allen dhe gruaja e tij, Soon-Yi Previn, shkuan në një udhëtim në Uashington me ndihmën e mikut të tyre Jeffrey Epstein, ku ata arritën të vizitonin Shtëpinë e Bardhë, shkruan BBC.
Miqësia e Allen me Epstein është e njohur prej vitesh, por emailet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë ditët e fundit e ilustrojnë këtë marrëdhënie në një thellësi të re.
Regjisori, gruaja e tij dhe Epstein ishin fqinjë në New York City, dhe të tre darkonin shpesh së bashku, tregojnë të dhënat.
Ata i ofruan njëri-tjetrit mbështetje emocionale gjatë periudhave kur kritikoheshin në media. Ata shprehën keqardhje për akuzat për sjellje të pahijshme seksuale mdaj mikut të tyre.
Në vitin 2015, Epstein përdori lidhjet e tij me një mik tjetër në administratën e presidentit Barack Obama për të ndihmuar çiftin të bënte një turne në Shtëpinë e Bardhë.
“A mund t’ju tregoni së shpejti atyre Shtëpinë e Bardhë. Supozoj se Woody do të ishte shumë i ndjeshëm politikisht?”, shkroi Epstein në një email në maj 2015 drejtuar ish-këshilltares së Shtëpisë së Bardhë Kathy Ruemmler.
‘’Jam e sigurt se mund t’ua tregoj të dyve Shtëpinë e Bardhë», u përgjigj Ruemmler, megjithëse dyshonte nëse Epstein, i cili në vitin 2008 kishte pranuar fajësinë për nxitje prostitucioni nga një vajzë e mitur, do të lejohej të hynte.
Të dhënat e Shtëpisë së Bardhë tregojnë se Allen, Previn dhe Ruemmler e vizituan më 27 dhjetor, një të diel, ndërsa presidenti Obama ishte në Hawaii në atë kohë.
Ruemmler dhe Allen ishin midis një liste të gjatë njerëzish të shquar që ruajtën miqësi me Epstein për vite me radhë, edhe pse ai ishte një shkelës seksual i regjistruar i akuzuar për abuzim me fëmijë dhe problemet ligjore të të cilit ishin mbuluar gjerësisht në gazeta.
Disa nga të ftuarit që shoqëruan Allen dhe Previn në darka me Epstein përfshinin prezantuesin e talk show-t Dick Cavett, gjuhëtarin Noam Chomsky dhe komedianin e ndjerë David Brenner.
Epstein gjithashtu mori pjesë në shfaqjet e filmave të Allen dhe, sipas emaileve, do të vizitonte Allen në mënyrë që të mund ta shihte atë duke redaktuar filmin e tij të fundit.
“Një larmi e gjerë njerëzish interesantë në çdo darkë”, kështu i përshkroi Allen disa nga takimet e tyre për një festë ditëlindjeje të Epstein në vitin 2016.

