Timothée Chalamet zbulon planet për martesë me Kylie Jenner

Timothée Chalamet ka lënë të kuptohet se e sheh martesën me Kylie Jenner si pjesë të së ardhmes së tij.

Aktori 30-vjeçar foli hapur për jetën e tij personale gjatë një eventi promovues në Londër për filmin e ri, “Marty Supreme”, ku u përball me pyetje nga intervistuesi.

Kur u pyet nëse kishte një të dashur, Chalamet u përgjigj me buzëqeshje: “Po.” Pyetja pasuese — nëse mendon ndonjëherë të martohet — e vuri aktorin në siklet për një moment. “Kjo është shumë personale,” tha ai me shaka, duke shtuar se intervistuesi po e fuste “në telashe”.

Megjithatë, Chalamet nuk hezitoi të jepte një përgjigje të qartë: “Po. Po.”

Momenti u prit me duartrokitje nga publiku, ndërsa intervistuesi, me humor, i sugjeroi aktorit që të mos ftonte të gjithë të pranishmit në dasmë.

Më herët këtë muaj, Page Six raportoi ekskluzivisht se Chalamet dhe Jenner, 28 vjeçe, jetojnë së bashku në Los Angeles prej më shumë se një viti.

Sipas burimeve, çifti është “i pandashëm” dhe marrëdhënia e tyre është aq serioze sa “janë praktikisht të martuar”.

Raportohet gjithashtu se aktori është përfshirë në jetën e fëmijëve të Kylie Jenner — Stormi, 7 vjeçe, dhe Aire, 3 vjeç — që ajo i ka nga lidhja e mëparshme me reperin Travis Scott.

Chalamet dhe Jenner janë shfaqur së bashku në disa evente të rëndësishme këtë vit, përfshirë Critics’ Choice Awards dhe Golden Globe Awards, ku aktori fitoi çmimin për aktorin më të mirë për rolin e tij në “Marty Supreme”.

Në të dyja fjalimet e pranimit, ai falënderoi publikisht “partneren” e tij dhe shprehu dashurinë për të.

Çifti u lidh për herë të parë romantikisht në fillim të vitit 2023.