Zelensky: Rusia zgjedh s*lmet mbi diplomacinë, mbi 70 raketa dhe 450 dronë g*dasin Ukrainën gjatë natës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2026, 10:07
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi sot se Rusia preferon të vazhdojë sulmet e saj sesa të angazhohet në diplomaci, pasi Moska lëshoi më shumë se 70 raketa dhe 450 dronë në Ukrainë gjatë natës.
“Shfrytëzimi i ditëve më të ftohta të dimrit për të terrorizuar popullsinë është më i rëndësishëm për Rusinë sesa zgjedhja e diplomacisë”, shkroi presidenti ukrainas në rrjetin social X.
”Forcat ruse goditën gjatë natës me më shumë se 70 raketa në total dhe nisën 450 sulme me dronë”, u shpreh ai.
