Shpërthen rrjeti/ Grammy bashkon dy ish-at e Kendall Jenner në skenë, përqafimi që s’u shpëtoi kamerave (VIDEO)
Në Ceremoninë e 68-të të Çmimeve Grammy, një nga momentet më të komentuar të natës ishte përqafimi mes Harry Styles dhe Bad Bunny, dy yjeve të muzikës botërore që shkëlqyen në skenë gjatë ndarjes së trofeut për Albumin e Vitit.
Harry Styles, i cili këtë vit nuk ishte kandidat, por shërbeu si prezantues, i dorëzoi çmimin e rëndësishëm Bad Bunny për albumin e tij Debí Tirar Más Fotos, një fitore historike që e bën artistin portorikan artistin e parë me një album të plotësisht në spanjisht që fiton këtë kategori.
Në momentin kur Bad Bunny u shpall fitues, Styles u afrua dhe e përqafoi ngrohtësisht në skenë, duke nxjerrë një nga sekretet më të dashura të natës dhe duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.
Kujojtmë që të dy artistët kanë pasur lidhje me Kendall Jenner, një detaj që i dha momentit edhe një ngjyrim tjetër për publikun online.
Momenti u duk si një shenjë respekti dhe mirësie profesionale mes dy artistëve të suksesshëm, duke reflektuar një atmosferë bashkëpunimi dhe festimi në mbrëmjen që nderoi arritjet më të mëdha të muzikës globale.
