VIDEO/ “Sjellje prej dive”, JLo kritikohet për veprimin e saj në tapetin e kuq të Golden Globes

Një video e publikuar nga tapeti i kuq i Golden Globes ka ndezur diskutime në rrjet, pasi disa përdorues pretendojnë se Jennifer Lopez ka shfaqur një qëndrim “prej dive” gjatë regjistrimit të Glambot-it.

Momenti që po qarkullon online tregon këngëtaren dhe aktoren gjatë xhirimit të klipit të famshëm slow-motion, por ajo që ka tërhequr vëmendjen e fansave është sjellja e saj pas përfundimit të videos.

Sipas komentuesve, Lopez duket e ftohtë dhe pothuajse nuk e përshëndet fare regjisorin e Glambot-it, Cole Walliser, i cili është një figurë shumë e dashur dhe e respektuar në tapetet e kuq të Hollivudit.

Fakti që videoja u publikua nga vetë Walliser ka shtuar edhe më shumë spekulimet, me disa që besojnë se klipi është një mesazh i nënkuptuar për një ndërveprim jo fort të këndshëm.

Të tjerë, nga ana tjetër, e mbrojnë Lopez-in, duke thënë se momenti mund të jetë keqinterpretuar dhe se presioni dhe nxitimi i tapetit të kuq shpesh ndikojnë në sjelljen e yjeve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cole Walliser (@colewalliser)