Robotët do mund të kryejnë ndërhyrje kirurgjikale të vështira/ Mërtenika: Deklaratë pak e ekzagjeruar nga Elon Musk

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Ora News, inxhinieri biomjekësor Ermand Mërtenika foli mbi përdorimin e inteligjencës artificiale dhe ChatGPT-së në fushën e shëndetësisë. Ai tregoi se shumë njerëz tashmë e përdorin këtë teknologji për të kërkuar këshilla ose informacion rreth shëndetit të tyre.

Një nga deklaratat më të bujshme të fundit ka ardhur nga Elon Musk, i cili thote se brenda 15 viteve të ardhshme, robotët mund të kryejnë kirurgji të vështira, duke bërë teorikisht të panevojshëm rolin e mjekëve.

 “E shoh pak të ekzagjëruar këtë deklaratë, por e kuptoj pasi Musk ndoshta synon të tërheqë vëmendjen globale.

Teknologjia do të përparojë dhe do të ndihmojë shumë në mjekësi, por nuk mund të zëvendësojë ekspertizën dhe empatinë e mjekëve njerëzore,” tha ai.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË: