FOTO/ U arrestua gjatë protestave, 26-vjeçari do të ekz*kutohet të mërkurën. Grupet e të drejtave të njeriut në alarm

Organizatat për të drejtat e njeriut paralajmërojnë se Irani është gati të ekzekutojë demonstruesin 26-vjeçar Erfan Soltani, pas arrestimeve masive që pasuan protestat kundër qeverisë, ku u ndaluan mbi 10,000 persona.

Sipas Iran Human Rights dhe National Union for Democracy in Iran, Soltani do të ekzekutohet me varje më 14 janar, pas arrestimit të tij gjatë protestave në qytetin Karaj. Familja e tij është njoftuar për vendimin e dënimit me vdekje, por detajet nuk kanë mundur të konfirmohen për shkak të bllokimit të komunikimeve në vend.

Drejtuesi i Iran Human Rights, Mahmoud Amiri-Moghadam, paralajmëroi se vrasjet e demonstruesve të paarmatosur ngjajnë me krimet e regjimit në vitet 1980, të cilat janë njohur si krime kundër njerëzimit, duke shtuar se rreziku i ekzekutimeve masive dhe jashtëgjyqësore është jashtëzakonisht serioz.

Organizata fton komunitetin ndërkombëtar të veprojë sipas parimit të “Përgjegjësisë për Mbrojtjen”, duke mbrojtur demonstruesit nga vrasjet e regjimit dhe Gardës Revolucionare. National Union for Democracy in Iran kërkon gjithashtu mobilizim ndërkombëtar për të parandaluar ekzekutimin, duke theksuar se krimi i vetëm i Soltanit ishte kërkimi i lirisë për Iranin.

Soltani akuzohet për “luftë kundër Zotit”, një vepër që në Iran dënohet me vdekje, dhe raportohet se gjatë procedurave nuk i është mundësuar qasja tek një avokat.