Banorët e BBVA në lot, mësojnë për dëmet nga përmbytjet në Shqipëri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Janar 2026, 22:20
Gjatë spektaklit të kësaj të shtune, banorët e Big Brother Albania VIP 5 mësuan për pasojat nga përmbytja në Shqipëri për shkak të motit të keq prej pesë ditësh.
Moderatori Ledion Liço u tregoi se kanë qenë ditë të vështira për shumë familje.
“Ka qenë ditë jo të lehtë për shumë familje shqiptare. Përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha me qindra banesa të përmbytura dhe toka nën ujë. Kanë qenë vërtetë ditë vështira”-tha moderatori, ndërsa disa prej banorëve u përlotën pas klipit.
