FOTO/ Rihanna "tërbon" Instagramin me të kuqen e saj
Këngëtarja e famshme Rihanna ka ndezur rrjetin me fotot e saj më të fundit në Instagram, ku shfaqet e veshur vetëm me të brendshme të kuqe.
Ajo rikthehet këtë vit si fytyra kryesore e koleksionit për Ditën e Shën Valentinit, me një linjë të frymëzuar nga Afërdita, perëndesha e dashurisë dhe bukurisë në mitologjinë greke
Në konceptin artistik të fotosesionit, Rihanna pozon përpara një sfondi me kolona në stilin e lashtë grek, duke theksuar sensualitetin dhe fuqinë femërore.

Në disa imazhe, ajo shfaqet me reçipeta, ndërsa në të tjera vëmendjen e marrin të brendshmet e kuqe me detaje dantelle, që theksojnë linjat trupore.

Postimit artistik Rihanna ia shtoi frazën: “Afërdita ishte e egër”, duke i dhënë mesazhit edhe më shumë forcë dhe karakter provokues.
