Seno për situatën Miri-Selin: Ka rënë brenda si daci në kos...

Ish-banori i “Big Brother Albania”, Seno Fishta, ka zbuluar disa detaje nga eksperienca e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri gjatë një interviste për emisionin “Procesi Sportiv”. Ai ka komentuar deklaratën e Mirit në Dhomën e Rrëfimit, ku ky i fundit ka folur për Selin, duke e cilësuar situatën si një lojë të kujdesshme.

Në përgjigje të pyetjes së moderatorës Françeska Rustem, Seno tha: "E dëgjova, janë shumë gjëra që ndoshta do të dalin më vonë për Miri-n. Mendoj se është një lojë dhe telenovelë që po e luan shumë bukur".

Kur u pyet nëse Miri po luan një lojë të qëllimshme, ai shtoi: "Nuk e di, ashtu mendoj. Ose nisi si një lojë dhe pastaj ra brenda, si daci në kos, siç themi ne, nuk dihet si do shkojë më tej".