Mira Kazhani humb babanë: “Një pjesë e shpirtit tim u shua”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Janar 2026, 14:37
Mira Kazhani ka ndarë lajmin e trishtë se ditën e sotme babai i saj është ndarë nga jeta. Në një postim në Istagram, gazetarja shkruan poshtë fotos së të atit:
"Sot një pjesë e shpirtit tim mbylli sytë përgjithnjë. Babi im."
Gjithashtu, ajo ka ndarë dhe detajet e varrimit të familjarit të tyre të dashur në story.
Babai i Mira Kazhanit, Petrit Kazhani, vuante prej prej vitesh nga sëmundja e demencës, siç rrëfeu gazetarja në librin për betejën e saj me kancerin e gjirit, "Një ditë tjetër".
