Orinda rikthehet me muzikë të re, por i thotë ‘jo’ festivaleve!
Orinda Huta ka treguar se nuk do të kthehet më në festivale. Ajo shpjegoi se pjesëmarrja është e lodhshme, me shpenzime të mëdha dhe energji negative, dhe se nuk e ka nisur kurrë për të fituar çmime.
Artistja po rikthehet me një projekt të ri muzikor, të cilin po e publikon për kënaqësinë e saj dhe pa plan për konkurim në festivale.
"Duke qenë se jam nisur me këtë lloj ideje, kur ti futesh dhe merr energji të keqe, dhe gjithë ai shpenzim... se është shpenzim kolosal në një festival. Kënga shkon 5 mijë euro, jo veshja...janë të gjitha shpenzime që thua 'pse duhet t'i bëj unë këto?!'. Ndërkohë futi dhe energjinë e keqe brenda, për çfarë duhet ta lodh unë veten?! Nuk më bind më kthimi në festival."
Siç tha dhe Turjan Hysko në një intervistë për "The Dalina Show", Orinda Huta po rikthehet me një projekt në muzikë, të cilin ajo zbuloi për "UëTëFëë Show!!" se po e publikon për kënaqësinë e saj dhe nuk planifikon të konkurrojë me të ndokund.
