Sia “rrëzon” Mariah Carey dhe merr vendin e parë në Spotify për këngët e Krishtlindjeve

Dominimi tre-dekadësh i Mariah Carey-t në këngët më të mira të sezonit në Spotify ka marrë fund. Kënga ” All I Want for Christmas “, është tejkaluar nga “Snowman” e Sia-s si kënga më e transmetuar e Krishtlindjeve.

Kënga hit vjen nga albumi i saj ” Everyday Is Christmas ” (2017) në të cilin ajo ngushëllon një plak dëbore që është gati të shkrihet në rrezet e para të diellit.

Është një baladë pop e ngadaltë dhe tërheqëse me piano që ka bërë magji për shumë njerëz gjatë viteve, por ngritja e saj në vendin e parë pa dyshim ka magjepsur më shumë njerëz.

Sia, emri i plotë i së cilës është Sia Kate Isobelle Furler, e filloi udhëtimin e saj muzikor në vitet 1990 me grupin e xhazit acid Crisp përpara se të niste një karrierë solo dhe të bëhej yll me hitin global “Chandelier” në vitin 2014.

Përveç një karriere si artiste solo, Sia, 50 vjeç, është bërë një nga kompozitoret më të suksesshme prapa skenave në industrinë e muzikës.

Ajo shkroi hite që kryesuan top listat për artistë si Rihanna (‘Diamonds’), Beyoncé (‘Pretty Hurts’) dhe Katy Perry.

Gjatë karrierës së saj, Sia ka grumbulluar një listë mbresëlënëse çmimesh.

Ajo është nominuar për nëntë çmime Grammy, si dhe ka fituar në MTV Video Music Awards dhe Billboard Music Awards.

Spotify thotë se superylli amerikan 56-vjeçar mban titullin e këngës së Krishtlindjeve më të transmetuar të të gjitha kohërave dhe është e dyta në listat e transmetimit të dhjetorit.

Kënga “ Last Christmas” e Wham! është e treta në listë, duke i dhënë Britanisë një vend në podium, ndërsa kënga “Let It Snow! Let It Snow!” e Dean Martin dhe kënga “ It’s the Most Wonderful Time of the Year” e Andy Williams plotësojnë pesë vendet e para.