Xhaferri: Depresioni i festave lidhet me humbjet dhe nostalgjinë e personave të dashur
E ftuar në emisionin “Drejt” në Ora News, psikologia Almeida Xhaferri shpjegoi se trishtimi gjatë Krishtlindjeve shpesh lind nga mungesa e personave të dashur dhe nga pritshmëritë për lumturi absolute gjatë festave, duke prekur veçanërisht ata që janë të vetmuar ose larguar nga familja.
“Depresioni i festave lind për dy arsye.
Së pari mos harrojmë që Krishlindjet na fusin në një atmosferë nostalgjie dhe duke na kthyer pas te kujtimet e fëmijërisë dhe duke u rritur shumë persona të dashur për shkak të moshës apo për shkak të ngjarjeve jetësore ndodh që edhe mos i kemi më.
Humbjet na trishtojnë më shumë në ditë festive sepse ndjejmë mungesën e personave të dashur.
Një faktor tjetër që e ushqen këtë trishtimin më shumë sesa depresionin në kuptimin klinik të fjalës, por këtë trishtimin shpirtëror përgjatë festave lidhet dhe me këtë misticizmin që ne e lidhim festën vetëm me lumturi të pakufi,me të qënit bashkë dhe personat që janë të vetmuar, qoftë për shkak se ndodhen në një fazë tranzitore të jetës së tyre, qoftë se kanë emigruar dhe në Shqipëri ndodh që emigracioni ngelet për fat të keq një plagë ku zhvendosja të mban larg familjes dhe të kaluarit të festave vetëm të krijon një farë trishtimi dhe nostalgjie”, u shpreh Xhaferri.
