Nuk u kualifikuan në finale: Threex flet për “Festivalit të Këngës”

Grupi Threex, i përbërë nga motrat Erta, Laura dhe Dea, nuk u kualifikua nga juria për të vijuar garën në finalen e “Festivalit të Këngës” me këngën e tyre “Vite”. Motrat reaguan përmes një postimi në Instagram, ku ndanë një mesazh falënderues dhe reflektues mbi përvojën e tyre në festival.

Në reagimin e tyre, ato falënderuan fillimisht prindërit, duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme që kanë marrë gjatë gjithë procesit të përgatitjes dhe performancës në skenë. Ato e përshkruan pjesëmarrjen në “Festivalin e Këngës 64” si një eksperiencë sfiduese dhe të re, që do të mbetet gjatë në kujtesën e tyre.

Grupi u shpreh mirënjohës edhe për mbështetjen e publikut, mesazhet e shumta dhe pritjen pozitive që mori kënga “Vite”, duke e cilësuar si nder performancën në skenën e festivalit përkrah artistëve të tjerë.

Në fund të postimit, Threex falënderoi të gjithë ata që i mbështetën gjatë këtij rrugëtimi, duke theksuar se përvoja e festivalit mbetet e vlefshme pavarësisht rezultatit.

Ndërkohë, motrat ndanë gjithashtu në rrjete sociale edhe një postim nga një faqe tjetër, ku kritikohej juria e festivalit, një veprim që mund të interpretohet si një reagim jo i drejtpërdrejt ndaj vendimit të jurisë për moskualifikimin e Threex në finale.