Jep dorëheqjen zëvendësdrejtori i FBI-së: Falenderoj Presidentin Trump

Zëvëndës drejtori i FBI-së, Dan Bongino ka thënë se do të largohet nga pozicioni i tij , në janar. Në një postim në X, ai falënderoi Presidentin Donald Trump, si dhe drejtorin e FBI-së dhe prokurorin e përgjithshëm për mundësinë për të shërbyer me qëllim.

Kjo vjen pasi Trump tha më herët të mërkurën se ish-prezantuesi i podkasteve bëri një punë të shkëlqyer në detyrë dhe se si dëshiron të kthehet në emisionin e tij. Bongino, i cili u emërua në këtë rol nga Trump në shkurt, më parë ishte oficer i policisë së qytetit të Nju Jorkut dhe agjent i Shërbimit Sekret të SHBA-së i caktuar për të mbrojtur Barack Obamën. Në vitet e fundit, ai krijoi një numër të madh ndjekësish përmes podkasteve të tij dhe paraqitjeve të tjera në media.

Bongino, një aleat i fortë i Trump, u konsiderua si një zgjedhje surprizë për rolin, i cili më parë mbahej nga agjentë karriere sepse ai nuk kishte përvojë paraprake me agjencinë. Shoqata e Agjentëve të FBI-së, e cila përfaqëson rreth 14,000 agjentë aktualë dhe ish-agjentë, kishte kundërshtuar emërimin e tij në këtë pozicion. Duke njoftuar vendimin e tij në një postim në rrjetet sociale të mërkurën ai tha se,  

“Do të largohem nga pozicioni im në FBI në janar. Dua të falënderoj Presidentin Trump, AG Pam Bondi dhe Drejtorin Patel për mundësinë për të shërbyer me qëllim.Më e rëndësishmja, dua t'ju falënderoj juve, bashkëkombësve të mi amerikanë, për privilegjin t'ju shërbej. Zoti e bekoftë Amerikën dhe të gjithë ata që e mbrojnë atë."

Meidat shkruajnë se, përpara se t’i bashkohej agjencisë, Bongino kishte përsëritur dezinformatat dhe teoritë e konspiracionit rreth pretendimit të rremë të Trump se ai fitoi zgjedhjet e vitit 2020 dhe rreth hetimit të bombës me tub të 6 janarit 2021. Bongino e kishte quajtur më parë rastin e bombës tub një punë të brendshme. Pasi mori detyrën, ai këmbënguli që hetimi, të cilin Prokurori i Përgjithshëm Bondi tha se kishte 'ngecur', të bëhej një përparësi për FBI-në.

Në fillim të muajit, një burrë pa lidhje të njohura me qeverinë u arrestua, gati gjashtë vjet pasi bombat në tub u zbuluan jashtë selisë kombëtare të partive Republikane dhe Demokratike. Bongino gjithashtu duket se ndryshoi mendje në lidhje me vdekjen e abuzuesit seksual Jeffrey Epstein pasi u bë drejtues në FBI. Bongino tha se e kishte parë të gjithë dosjen. dhe se, ai vrau veten.

Si komentator, ai kishte vënë në dyshim nëse Epstein i mori jetën vetes në një qeli burgu në Nju Jork në vitin 2019, ndërsa priste gjyqin. Pastaj në maj Bongino tha, "E kam parë të gjithë dosjen. Ai vrau veten."