Çmimet e naftës rriten pasi Trump urdhëron bllokimin e cisternave të naftës venezueliane

Çmimet e naftës regjistruan sot një rritje – pas tensioneve të larta midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Venezuelës.

Nafta bruto “Brent” për dorëzimin në shkurt u rrit në 59,84 dollarë për fuçi, 92 cent më shumë, ndërsa nafta amerikane “West Texas Intermediate” (WTI) për dorëzimin në janar u rrit 90 cent më shumë në 56,17 dollarë për fuçi.

Çmimet regjistruan dje një rënie në nivelet e tyre më të ulëta që nga viti 2021.

Lëvizjet e çmimeve erdhën pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e lidhi praninë e konsiderueshme ushtarake amerikane në brigjet e Venezuelës me rezervat e naftës të vendit të Amerikës së Jugut dhe urdhëroi një bllokadë të plotë të të gjitha cisternave të naftës të sanksionuara – që hyjnë ose dalin nga Venezuela.

SHBA-ja sekuestroi një cisternë nafte në brigjet e Venezuelës javën e kaluar, duke shënuar një përshkallëzim në fushatën e Trump kundër qeverisë së presidentit Nicolás Maduro.

Pavarësisht tensionit gjeopolitik, analisti i mallrave të ING, Warren Patterson, tha se investitorët kishte të ngjarë të qëndronin të qetë.

“Rreziqet e mundshme të furnizimit janë tashmë të vlerësuara dhe reagimi i fundit i çmimeve tregon se tregu i naftës nuk është shumë i shqetësuar”, tha ai.