Kryeministri u premton tifozëve të Norvegjisë se do të ndryshojë 'ligjin' gjatë Botërorit...
Kryeministri i Norvegjisë ka premtuar se do të gjejë një mënyrë që tifozët të shijojnë një pije në pub, ndërsa ndjekin ndeshjet e ekipit të tyre në orët e vona të natës, në pjesëmarrjen e parë të vendit nordik në Kupën e Botës pas 28 vitesh.
Sipas rregullave aktuale të rrepta të Norvegjisë, baret që transmetojnë ndeshjet nga Amerika e Veriut do të duhet të ndalojnë së shërbyeri alkool shumë kohë para fishkëllimës së fundit të gjyqtarit.
Me Norvegjinë që i fillon dy nga ndeshjet e Grupit I në mesnatë, në orën 02:00 sipas kohës lokale, Kryeministri Jonas Gahr Stoere tha se do të gjendet një mënyrë për t'i mbajtur të lumtur tifozët dhe baret.
“Është një traditë në Norvegji që njerëzit të shkojnë në bare për të parë ndeshjet dhe ne besojmë se ata duhet të jenë në gjendje të pine edhe nga një gotë gjatë gjithë ndeshjes”, i tha ai transmetuesit norvegjez NRK.
“Kjo është diçka për të cilën do të gjejmë një zgjidhje shumë kohë para se të fillojë Kupa e Botës. Do të shqyrtojmë se çfarë duhet bërë, nëse kërkon ndryshime rregullash apo masa të tjera."
Norvegjia do ta fillojë fushatën e saj më 17 qershor në Foxborough, Massachusetts, kundër një ekipi që do të zbulohet pas ndeshjeve të play-off kur do të përcaktohet edhe fituesi, ndërsa kundërshtarët e tjerë në grup janë Senegali dhe Franca.
Ndeshja kundër Senegalit do të fillojë dy orë pas mesnatës, rreth kohës kur baret aktualisht duhet të ndalojnë së shërbyeri pije alkoolike.
