Destinacion kishte Belgjikën, sekuestrohen 3 tonë kokainë në Peru
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2025, 17:46
Policia antidrogë e Perusë ka sekuestruar 3.4 ton kokainë.
Sipas autoriteteve droga ishte fshehur në një ngarkesë bananesh dhe kishte destinacion Belgjikën.
Vlera e drogës së sekuestruar tejkalon 68 milionë dollarë. “Si pjesë e një operacioni të fuqishëm kundër trafikimit të drogës, Policia Kombëtare Peruiane sekuestroi kokainë hidroklorur në rajonin Piura (në Perunë veriperëndimore), duke parandaluar kështu dërgesën e saj jashtë vendit “, tha Ministria e Brendshme në një deklaratë.
Sipas një deklarate nga presidenca peruane, pas kësaj ngarkese qëndron një organizatë kriminale ku bëjnë pjesë anëtarë nga Peruja, Kolumbia dhe Evropa.
Sipas OKB-së, Peruja së bashku me Kolumbinë dhe Bolivinë është ndër prodhuesit kryesorë të kokainës në botë.
