CNN: Maduro i gatshëm të japë dorëheqjen brenda 18 muajsh

Maduro i gatshëm të japë dorëheqje brenda 18 muajsh”, raporton CNN.

Gjatë bisedimeve joformale me zyrtarë amerikanë, Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro tregoi gatishmërinë e tij për t’u larguar brenda 18 muajsh.

Sipas CNN, disa zyrtarë amerikanë e kanë konsideruar propozimin për një dorëheqje të parakohshme të pranueshëm si një zgjidhje të mundshme për konfliktin mes Karakasit dhe Uashingtonit.

Megjithatë Shtëpia e Bardhë po këmbëngul që presidenti i Venezuelës të japë menjëherë dorëheqjen.