Atl.Madrid-Inter dhe Arsenal-Bayern, zbardhen formacionet e dy supersfidave të Championsit
Atletico Madrid dhe Interi zbresin në fushë sonte në orën 21:00 për javën e pestë të Champions League.
Zikaltrit i kanë fituar katër ndeshjet e para dhe kërkojnë të vulosin kreun e grupit, ndërsa skuadra e Diego Simeones është në kuotën e 6 pikëve pas dy fitoreve.
Sfida pritet me shumë interes, me Interin që kërkon fitoren e pestë radhazi dhe Atleticon që synon të marrë pikë vendimtare për kualifikimin.
Musso; Molina, Gimenez, Hancko, Ruggeri; Gallagher, Cardoso, Barrios, Giuliano Simeone; Baena, Alvarez.
Sommer; Akanji, Bisseck, Bastoni; Carlos Augusto, Barella, Calhanoglu, Zielinski, Dimarco; Lautaro, Bonny.

Në “Emirates”, Arsenali dhe Bayerni premtojnë një superpërballje në Champions League: dy nga klubet më në formë të Europës, të dyja ende të pamposhtura në fazën e grupeve, luftojnë drejtpërdrejt për vendin e parë.
Arsenali vjen në formë të shkëlqyer, pas katër fitoreve në katër ndeshje, njëmbëdhjetë gola të shënuar dhe asnjë i pësuar deri tani.
Por fuqia sulmuese e Bayern-it nuk është për t’u nënvlerësuar: 14 gola në katër ndeshje këtë sezon dhe një skuadër plot vetëbesim pas paraqitjeve dominuese si në kampionat ashtu edhe në Europë.
Pritet një ndeshje me ritëm të lartë dhe shumë tension: vendasit të organizuar mirë në mbrojtje, bavarezët me një sulm të furishëm, një mbrëmje që mund të vendoset vetëm në detaje.
Ja formacionet e konfirmuara të të dy ekipeve:
Arsenal (4-2-3-1):
Raya – Timber, Saliba, Mosquera, Lewis-Skelly – Zubimendi, Rice – Saka, Eze, Trossard – Merino
FC Bayern (4-2-3-1):
Neuer – Laimer, Upamecano, Tah, Stanišić – Kimmich, Pavlović – Karl, Olise, Gnabry – Kane

