Shpërthen një gjykatë në Turqi/ Pl*goset zyrtari, shkaqet mbeten mister
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2025, 20:02
Një shpërthim ndodhi ditën e sotme, në bodrumin e Gjykatës së Sanliurfas, në Turqinë juglindore.
Ministri i Drejtësisë, Yılmaz Tunç, në një deklaratë lidhur me shpërthimin, tha:
“Një shpërthim ndodhi në zyrën e sigurisë gjyqësore të Gjykatës së Urfas rreth orës 15:00, për një arsye aktualisht të panjohur. Një nëpunës gjyqësor u plagos në këmbë dhe është në vetëdije, jashtë rrezikut”.
Ekipet e shpëtimit, zjarrfikësit dhe policia kanë shkuar me nxitim në vendngjarje.
Mbeten të panjohura ende shkaqet e shpërthimit dhe dinamika e ngjarjes së rëndë.
#SONDAKİKA | Şanlıurfa Adliyesi'nde patlama: Yaralılar var
— Naz Haber ???????? (@Nazcansuhaber) November 25, 2025
???? İşte patlamanın yaşandığı bölgeden ilk görüntüler
4 yaralı olduğu bildirildi #Patlama
pic.twitter.com/PSZJ0LqUgP
