Francë/ Parisi pa energji elektrike në disa zona, ndërpritet qarkullimi në disa linja metroje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2025, 12:53
Një ndërprerje e energjisë elektrike ndodhi këtë mëngjes në disa zona të Parisit, njoftoi në faqen e saj të internetit kompania Enedis, e cila menaxhon rrjetin elektrik të kryeqytetit francez.
Qarkullimi është ndërprerë në disa linja metroje dhe periferike, njoftoi Enedis, duke shtuar se energjia elektrike pritet të rikthehet brenda pak orësh.
Operatori i rrjetit nuk specifikoi shkaqet e ndërprerjes së energjisë elektrike.
