Rabiot i rikuperuar, do të jetë në radhët e Milanit në derbin kundër Interit…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2025, 12:18
Derbi me Interin po afron për Milanin e Massimiliano Allegrit, i cili mezi pret të kthehet te fitoret pas barazimit në transfertë ndaj Parmës në ditën e fundit të kampionatit.
Pas rifillimit të stërvitjes, trajneri i kuqezinjve pati tre surpriza të këndshme, duke mirëpritur Maignan, Gabbia dhe Ricci, të cilët u kthyen nga angazhimet e tyre me ekipin kombëtar një ditë më herët se sa ishte planifikuar.
Ishte një ditë veçanërisht e rëndësishme për mesfushorin francez Adrien Rabiot, i cili gjithasthu u rikthye në stërvitje me ekipin pas një muaji e gjysmë jashtë për shkak të një problemi me soleusin. Sulmuesi meksikan Santiago Gimenez, megjithatë, vazhdoi të stërvitej individualisht.
