Psikologia që 'u martua' me Clooney: Është bërë virale pa dashur...

Psikologia Rudina Koromani, e ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, sqaroi zhurmën e krijuar pas albumit të fotove të gjeneruara nga inteligjenca artificiale, duke theksuar se gjithçka ishte thjesht humor dhe jo një strategji për famë apo promovim.

" Është bërë virale pa dashur. Nuk u nis për të bërë një postim viral, pra i studiuar me strategji, për të arritur në një trafik të caktuar, për një qëllim të caktuar të një produkti që unë bëj.

Unë jam psikologe, shërbimet e mia janë psikoterapia, pra unë nuk shes produkte, unë thjesht ofroj shërbime.

Unë vazhdimisht luaj me efektet e humorit, më pëlqen të bëj humor. Prej 5 vitesh unë nxjerr foto të tilla, që kur dolën aplikacionet 'ti përputhesh 100% me këtë person të njohur'.

Këto mi dërguan ndjekësit e mi, nuk i përgatita unë", u shpreh Koromani.