Gjyqtari i njohur italian do të drejtojë ndeshjen Kosovë-Zvicër
Një nga gjyqtarët më të njohur italian, Davide Massa, do të drejtojë ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2026 mes Kosovës dhe Zvicrës.
Kjo ndeshje luhet sonte me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe i përket xhiros së fundit të këtyre kualifikimeve.
Davide Massa është një nga gjyqtarët më të besuar të UEFA-s, teksa është pajisur me stemën e FIFA-s në vitin 2014.
Për ndeshjen Kosovë-Zvicër, ai do të ketë përkrahjen e asistentëve të tij: Asistent i parë: Filippo Meli (ITA), asistent i dytë: Stefano Alassio (ITA), gjyqtar i katërt: Daniele Chiffi (ITA).
Në karrierën e tij si gjyqtar, Massa nuk e ka drejtuar asnjë ndeshje të Kosovës, ndërsa ka ndarë drejtësinë në një ndeshje të Zvicrës.
Bëhet fjalë për ndeshje Rumani-Zvicër 1-0, të 21 nëntorit të vitit 2023, e luajtur në kuadër të kualifikimeve për Evropianin.
