Kourtney Kardashian surprizon Travis Barker për 50-vjetor: “Je lideri i familjes sonë, shtëpia ime”

Kourtney Kardashian ka festuar plot emocione 50-vjetorin e bashkëshortit të saj, bateristit të Blink-182, Travis Barker, duke i dedikuar një urim të ndjerë publik në Instagram. Rockeri e festoi ditëlindjen të premten, më 14 nëntor, ndërsa 46-vjeçarja nuk kurseu fjalët e dashurisë për partnerin me të cilin ka tre vite martesë.

Wow… gëzuar 50-vjetorin bashkëshortit tim të mrekullueshëm!

-shkroi Kourtney në fillim të postimit, duke e përshkruar Travis si “falënderues, bujar, real, të sinqertë, të përkushtuar, familjar, të talentuar, të mbijetuar” dhe duke theksuar se ai është “lideri i familjes sonë. Shtëpia ime.”

Ajo shtoi se Barker e frymëzon çdo ditë të bëhet njeri më i mirë:

Është nder të jem gruaja jote, dhe gëzimi më i madh është ta jetoj jetën pranë teje. Të dua më shumë se sa mund ta shprehin fjalët.

Postimi u shoqërua me një seri fotosh intime nga darka e organizuar për ditëlindjen e tij më 12 nëntor.

Në një nga imazhet, Travis shihet duke buzëqeshur para tortës së ditëlindjes, ndërsa Kourtney qëndron pranë tij. Në një tjetër moment romantik, çifti përqafohet dhe Barker e puth në ballë.

Travis iu përgjigj publikisht urimit me një koment plot dashuri:

Të dua kaq shumë, gruaja ime. Faleminderit që e bën çdo ditë një bekim.

Në Instagram Stories, Kourtney ndau gjithashtu pamje nga shtëpia e tyre e dekoruar me qirinj dhe tullumbace në ngjyrë krem me fjongo të zeza, duke treguar se kishte organizuar një darkë të veçantë familjare për të shënuar 50-vjetorin e muzikantit.

Çifti, i njohur për gjestet e tyre romantike dhe deklaratat publike të dashurisë, vazhdon të jetë një nga çiftet më të komentuara dhe më të ndjekura në Hollywood.