Derbi i Torinos nuk prodhon fitues, Ismajli dhe Asllani ndalin Juventusin
Derbi i 184-t i Torinos u mbyll pa fitues.
Në javën e 11-të të Serisë A, Juventusi i Luciano Spallettit nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 përballë Torinos, në një sfidë ku mungoi vetëm goli.
Bardhezinjtë dominuan në pjesën e parë me zotërim të plotë të topit dhe presion të vazhdueshëm në gjysmëfushën kundërshtare, por skuadra e Marco Baronit rezistoi me disiplinë dhe përqendrim të lartë.
Torino mbajti “bunker”-in të paprekur, duke frenuar tentativat e David, McKennie dhe Yildiz.
Në fraksionin e dytë, loja u hap më shumë dhe u shfaqën protagonistët e ndeshjes: portierët.
Michele Di Gregorio u tregua vendimtar për Juventusin me pritje të shkëlqyera ndaj Adams, ndërsa në krahun tjetër Paleari u përgjigj po aq mirë, duke mbrojtur portën e Torinos nga disa tentativa të rrezikshme të bardhezinjve.
Në fund, rezultati 0-0 lë shijen e një mundësie të humbur për Juventusin, që ngjitet në kuotën e 19 pikëve, ndërsa Torino arrin në 14.
Derbi i Torinos këtë herë nuk pati gola, por konfirmoi forcën mbrojtëse të të dyja skuadrave dhe formën të shkëlqyer të portierëve që vendosën fatin e takimit.
