''Andorra, kundërshtar i dobët'', Patushi: Nuk besoj se do kemi surpriza nga lista e Sylvinhos

Ish-futbollisti i Kombëtares, Saimir Patushi në një intervistë në emisionin ‘’Sport Focus’’ në Ora News u shpreh se Andorra në letër është një kundërshtar i dobët për Kombëtaren tonë.

Patushi: Unë nuk besoj se do kemi ndonjë surprizë por gjithësesi Sylvinho na ka surprizuar në minutat e fundit.

Por gjithësesi ia lejmë listës.

Por mendoj që pjesa më e mirë e atyre lojtarëve që kanë qenë, ato janë.

Duke parë që kemi një kundërshtar si Andorra unë besoj që trajneri mund të bëjë edhe disa zëvendësime por gjithësesi nuk besoj se nuk na ka lënë këtë shije.

Uroj që të gjejë lojtarë të rinj që ti promovojë.

Vetë kundërshtari që kemi përballë të lejon që trajneri të bëjë eksperimente të ndryshme.

Në letër është kundërshtari më i dobët. Është një ndeshje e lehtë.