Autocorrect “artificial”/ “AI” ndryshon mënyrën e shkrimin bazuar në zakonet e përdoruesit
Tastierat e telefonave po përdorin inteligjencë artificiale për të fiksuar zakonet dhe kontekstin e shkrimit të përdoruesve. Kjo ka bërë që autokorrigjimin të jetë më i saktë dhe i personalizuar, por shpesh me gabime që duken të çuditshme.
Nëse ditëve të fundit tastiera e telefonit tënd të është dikur sikur po bën gabime në fjalët që të sugjeron, ose nëse nuk po i korrekton më ato njësoj si më parë përgjigja është intëeligjenca artificale.
Të gjithë smart phone tashmë kanë të gjeneruar në tastierat e tyre një teknologji të re që funksionon e ndërvepron me ty në mënyrë të ngjashme me atë të chat gpt.
Deri tani fjalët e shkruara gabim korrektoheshin përmes një fjalori të paracaktuar me një sistem që të sugjeronte fjalën më të afërt në bazë të gabimit të shkruar ose fjalëve të tjera të zakonshme të lidhura me të.
Tani tastiera e telefonit tënd nuk bën më thjesht krahasime me fjalorin; ajo bazohet në modelin gjuhësor që secili përdor, merr parasysh kontekstin e fjalëve dhe zakonet e tua të shkrimit pasi i ruan automatikisht ato.
Kjo bën që autokorrigjimi të jetë më i saktë dhe më i natyrshëm.
Megjithatë, ndonjëherë gabimet që ndodhin mund të duken të çuditshme, sepse parashikimi mund të jetë Ii gabuar.
Mos harro që edhe pse është një metodë inteligjente, nuk ka inteligjencë.
