Jo vetëm për Hallouin! Kungulli i vjeshtës është një superushqim
Çdo tetor, kungujt vendosen në qendër të vëmendjes duke marrë trajtën e fenerëve, kafeve dhe vitrinave. Por sapo hiqen zbukurimet e Hallouinit, i harrojmë.
Një gabim për të të ardhur keq sepse kungujt dhe farat e tyre janë fabrika energjie që duhet të jenë gjithnjë në kuzhinë.
Shëndet dhe shkëlqim
Nën tulin në portokalli të ndezur, ka një sërë lëndësh ushqyese. Kungujt kanë karetoneide. Beta-karoteni kthehet në vitaminë A që ndihmon shikimin, lëkurën dhe sistemin imunitar. Dietat me përmbajtje të lartë karoteni ulin inflamacionin dhe sëmundjet kronike, nga zemra te disa lloje kanceri.
Kungujt janë burim i mirë vitaminë C që fuqizon barrierën imunitare dhe prodhimin e kolagjenit për lëkurë të shëndetshme. Niveli i lartë i kaliumit ndihmon shëndetin e zemrës dhe ekuilibron kripën.
Në 100 gramë kungull të gatuar ka 2 gramë fibër që stabilizon sheqerin në gjak, forcon shëndetin e zorrëve dhe të mban të ngopur.
Ëmbëlsia e tij i jep shije dhe trajtë kremoze supave, gjellëve dhe lëngjeve pa nevojën e sheqernave të shtuar apo bulmetit.
Kungujt më të mirë për t’u ngrënë nuk janë ata gjigantët, por varietet më të vogla që përmbajnë më shumë shije dhe lëndë ushqyese.
Farat
Nëse tuli është trupi i kungullit, farat janë zemra. Farat përmbajnë shumë zink, magnez dhe selen, elementë që forcojnë imunitetin, shëndetin e zorrëve dhe balancojnë hormonet. Zinku ndihmon në prodhimin e rruazave të bardha të gjakut, seleni lufton inflamacionin dhe ndihmon tiroiden kurse magnezi qetëson muskujt, ndikon në një gjumë më të mirë dhe rregullimin e zorrëve.
Ka vetëm një rregull të artë: pak fara kungulli janë më mirë se asgjë. Mjafton të spërkasni disa në sallatën, supën apo t’i hidhni në një smoothie dhe do të merrni gjithçka ju nevojitet.
