Lamine Yamal vuan nga e njëjta sëmundje si Messi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2025, 15:45
Superylli i Barcelonës, Lamine Yamal, po vuan nga një dëmtim kronik në ijë.
Ai u pa duke çaluar gjatë humbjes së fundit 2-1 në “El Clasico” ndaj Real Madridit.
Sipas raportimeve të mediave spanjolle, sulmuesi vuan nga Pubalgia (dëmtim në zonën pubike).
Kjo gjendje bën që muskujtë të bashkohen në zonën pubike duke shkaktuar shqetësim.
Thuhet se drejtuesit e Barcelonës kanë frikë se gjendja mund të jetë kronike pa ndonjë mundësi shërimi.
Legjenda e klubit blaugran Lionel Messi dikur kishe vuajtur nga po e njëjta sëmundje mirëpo e kishte menaxhuar përgjatë karrierës së tij pa ndikuar në performancë.
