“Superioria” - Sot dhe nesër luhen takimet e Javës së 9-të
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Tetor 2025, 14:41
Java e 9-të e kampionatit “Abissnet Superiore”, që është edhe java e fundit e fazës së parë, do të luhet sot dhe nesër.
Ndeshja e parë e ditës është Bylis-Vora, që do të luhet në stadiumin “Adush Muça”, në orën 14:00. Po sot luhet edhe takimi Egnatia-Teuta, në stadiumin “Egnatia Arena”, në orën 17:00.
Tri ndeshjet e tjera të javës së 9-të janë programuar të mërkurën.
Flamurtari-Vllaznia do të luhet në stadiumin e Vlorës, në orën 17:00.
Dy takimet e fundit do të zhvillohen në mbrëmje, në orën 19:30. Në “Elbasan Arena”, Dinamo City do të përballet me Partizanin, ndërsa në “Air Albania” do të luhet dueli Tirana – AF Elbasani.

