Kosova në pritje të qeverisë/ Alijaj: Kurti marrëdhënie më të mira me Britaninë se me Gjermaninë e Francën
Analisti, Artan Alijaj në një intervistë në Ora Neës u shpreh se Kryeministri në detyrë I Kosovës, Albin Kurti ka marrëdhënie më të mira me Britaninë se me shtete si Gjermania apo Franca.
Alijaj: Mendoj që marrëdhëniet e Kosovës por po ashtu edhe të Kurtit me Britaninë e Madhe kanë qenë më të mira në krahasim me shtete si Gjermania apo Franca në kohët e fundit.
Kështu që definitivisht Ballkani Perëndimor paraqet një interes të veçantë për Mbretërinë e Bashkuar dhe në këtë rast Kosova shihet si një partner i qëndrueshëm.
Në kohët e fundit, në vitet e fundit përveç SHBA e Turiqsë, edhe Britania e Madhe ka qenë një ofrues i sigurisë për Kosovën përballë krizës në të cilën jemi gjendur me Serbinë.
Mendoj se ka qenë një forum i qëlluar që të përmendet prap fakti që Radoiçiç dhe përcjellësit e tjerë të tij që kanë marrë pjesë në sulmin e Banjskës ende po shëtiten të lirë në Serbi dhe ende nuk shohim asnjë hap nga Serbia qoftë në arrestimin e tyre apo mos të flasim për dorëzimin e tyre në autoritetet e Kosovës.
Mendoj se ka qenë forum i mirë të përmendet kjo.
