Ngjarja në Manzë/ Arrestohen 4 persona, dyshohet se kanë lidhje me kr*min (EMRAT)

Ngjarja e rëndë në Manzë, ku mbetën të vdekur dy persona Flori Paluçi dhe Aranit Kurti, ka çuar policinë e Durrësit të kryejë arrestimin e 4 personave të tjerë për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”.

Katër personat kanë qënë në vendin e ngjarjes dhe nën shoqërinë e Daniel Pepës, duke u larguar fillimisht dhe më pas kthyer sërisht në vendgjarje. Por asnjëri prej tyre, nuk ka njoftuar policinë për ngjarjen.

Ergi Kadiu, Erald Cani, Taulant Beqja dhe Emirjan Beqja janë arrestuar mbrëmjen e sotme nga Policia e Durrësit, për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”.

Të katër emrat e mësipërm janë shokët e Daniel Pepës, personit që aktualisht po kërkohet nga policia kriminale e Durrësit si autor i dyshuar i vrasjes së Flori Paluçit.

Aktualisht policia dhe prokuroria e Durrësit, po kryejnë hetime mbi rolin e 4 personave të arrestuar, pasi ka indicie të forta se ata kanë kryer veprime për “Përkrahje e autorit të krimit”.

Të gjitha personat, kanë qënë present në vendin e ngjarjes, por s’kanë marë asnjë masë dënoncuese në organet policore.

Ngjarja: 

Rreth orës 01.35 minuta (22 tetor), në kafene vijnë shtetas Daniel Pepa, 21 vjeç dhe Aranit Kurti, 23 vjeç. Dy djemtë janë ulur në një tavolinë dhe i kanë kërkuar Alteos kafe. Kamerieri iu ka thënë se e kishte ekspresin e fikur dhe se nuk mund t’u bënte kafe. Danieli ka këmbëngulur për t’i sjellë kafe dhe i ka kërkuar që ta ndizte ekspresin, por Alteo ka kundërshtuar. Më pas ka nisur ta shajë dhe ofendojë, veprim që ka acaruar personin që ishte në tavolinë me Alteon, konkretisht shtetasin Flori Paluçi. Ky i fundit ka ndërhyrë duke parë që situata po dilte jashtë kontrolli. Është ngritur në këmbë dhe iu ka kërkuar djemve të sqaroheshin.

Të tre janë nisur në drejtim të derës së daljes së kafenesë. Aty Paluçi ka nxjerrë armën dhe ka vrarë 23-vjeçarin Aranit Kurti. I zënë në befasi, Danieli ka ikur te makina dhe ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi Paluçin, duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas është largua në drejtim të paditur!


Ky është versioni fillestar i krimit që tronditi vendin, ndërsa policia përgjatë gjithë ditës së djeshme nuk ka bërë me dije asnjë detaj shtesë në lidhje me masakrën që kishte ndodhur në Manza pas mesnate, por u mësua vetëm se janë shoqëruar disa persona, mes tyre edhe kamerieri që ka dëshmuar versionin e mësipërm të gjithë ngjarjes ku humbën jetën dy të rinjtë.